Kushtet e përdorimit
Ky shërbim informacioni dhe komunikimi juve ju vihet në dispozicion nga Uzinat Metabo Sh.P.K. (Metabo), Postfach 1229, D-72602 Nürtingen.
Përdoruesi pranon pa asnjë kufizim ose rezervë kushtet e mëposhtme të përdorimit:
E drejta e autorit - Të gjitha të drejtat.
Informacionet e vëna në dispozicion në këtë faqe të uebit (tekst, figura, grafika, animacione, objekte mediale si dhe renditja e tyre) u nënshtrohen mbrojtjes së të drejtës të autorit dhe ligjeve të tjera mbrojtëse.
Përmbajtja e këtyre faqeve nuk duhet të kopjohet pa pëlqimin e Metabo-s për qëllime komerciale, nuk duhet të ndryshohet ose t' u jepet të tretëve. Veçanërisht shumëfishime, përkthime dhe regjistrimi dhe përpunimi në media të tjera elektronike nuk janë të lejuar.
Disa faqe përmbajnë figura, tekste ose objekte mediale, të cilat i nënshtrohen së drejtës të autorit të të tretëve.
Markat
Kur nuk është shënuar ndryshe, të gjitha shënjat e markave në sitin e uebit Metabo janë të mbrojtura nga e drejta e markave. Kjo vlen veçanërisht për markat, logot e markave, logot e firmës dhe emblemave të tjera të Metabo-s. Markat dhe elementet e krijimit që janë përdorur në këto faqe janë pronë intelektuale e Uzinave Metabo Sh.P.K., Gjermani.
Përjashtim përgjegjësie
Informacionet në këtë faqe uebi janë bërë me kujdes më të madh. Megjithatë nuk mund të garantojmë për mospraninë e gabimeve dhe saktësinë e informacioneve të vëna në dispozicion.
Metabo përjashton prandaj çdo përgjegjësi për dëme, të cilat lindin në mënyrë direkte ose indirekte nga përdorimi i informacionit në këtë faqe interneti.
Metabo mban përgjegjësi vetëm për dëme të tilla në lidhje me përdorimin e kësaj paraqitjeje interneti, të cilat janë shkaktuar me paramendim ose nga pakujdesia e madhe.
Në rast se tek ju bëhet fjalë për një tregtar në kuptimin e Kodit tregtar dhe dëmi është shkaktuar me paramendim ose nga pakujdesia e madhe nga ana e Metabo-s, përgjegjësia e Metabo-s është e kufizuar në dëmin e parashikueshëm që ndodh në mënyrë tipike, përderisa nuk ka një veprim ose mosveprim të paramenduar të organeve të shitësit ose përderisa nuk cenohet në mënyrë fajësuese një detyrim i rëndësishëm i kontratës. Përgjegjësia e Metabo-s nga përgjegjësia e produktit si dhe nga premtimet e garancisë mbetet e paprekur. Kufizimet e lartpërmendura e përgjegjësisë gjithashtu nuk gjejnë zbatim në rast të dëmtimit të jetës, të trupit ose të shëndetit.
Vlefshmëria
Kushtet e përdorimit i nënshtrohen së drejtës gjermane duke e përjashtuar të drejtën e blerjes të KB-së. Vendi i gjykimit për mosmarrëveshje, të cilat i përkasin kësaj shfaqeje interneti, është Nürtingen.
Nëse një prej udhëzimeve të këtyre kushteve të përdorimit është ose bëhet i paefektshëm, atëherë nuk preket nga kjo vlefshmëria e udhëzimeve të tjera.
Udhëzime ligjore për mbrojtjen e të dhënave
Udhëzime për mbrojtjen e të dhënave merrni, ju lutemi, nga >> informacionet tona për mbrojtjen e të dhënave.
Ju lutemi, lexoni për këtë edhe udhëzimet tona për mbrojtjen e të dhënave ...më shumë
Krijoni opinione dhe vleresime rreth grupit të ndërmarrjeve dhe të markës Metabo ...më shumë
Inxhinierët dhe teknikët e Metabo-s në kërkim të zgjidhjeve të reja asnjëherë nuk kanë zhvilluar thjeshtë produkte, por gjithmonë edhe vizone - dhe këto i kanë zbatuar në praktikë ...më shumë