Kush ka dëshirë që të zhvillohet më tej në profesion dhe ka kërkesa të larta, nuk orientohet në kufizimet, por në mundësitë dhe sfidat e reja. Një ndërmarrje për vegla elektrike, e cila dëshiron që t' u përgjigjet kërkesave, nuk duhet të orientohet në kriteret ekzistuese. Ajo duhet të bëjë një hap më tej. Me rëndësi janë vizione dhe ide të reja. Mijëvjeçari i ri sjell shumë ndryshime me vete - edhe për punën në ndërtim. Si reagohet si prodhues i veglave elektrike ndaj këtyre zhvillimeve? Shumë thjesht. Duke dëgjuar me vëmendje çfarë thonë njerëzit dhe duke i plotësuar pretendimet e tyre për më shumë fleksibilitet dhe cilësi. Këtu shtrohet para së gjithash pyetja: Kur mund të thuhet se një vegël elektrike është e mirë? Nësë ajo rron përjetësisht? Nëse ajo mbulon sa më shumë fusha veprimi që të jetë e mundur? Nëse ajo në epokën e miniaturizimit është veçanërisht e vogël dhe e lehtë? Nëse ajo qëndron perfekt në dorë? Ose duhen plotësuar të gjitha se bashku?
Mbi përcaktimin e cilësisë, siç dihet, mund të diskutohet. Por jo mbi ndjenjën që vjen kur mbani një pjesë të fortë teknikë në dorë. Inxhinierët dhe teknikët e Metabo-s në kërkim të zgjidhjeve të reja asnjëherë nuk kanë zhvilluar thjesht produkte, por gjithmonë edhe vizone - dhe këto i kanë zbatuar në praktikë. Ky qëndrim ka bëre që Metabo të jetë e njohur në gjithë botën. Me shumë inovacione të produkteve, një program të gjithanshëm të produkteve dhe klientë, të cilët mendojnë si ne. Sepse këtu nuk bëhet fjalë që të jesh më i miri. Por që të gjesh zgjidhjet më të mira.

A mund të duket kështu makina e shpimit e së ardhmes? E vogël, fleksibël, e fortë dhe multifunksionale. Studimet mbi dizajnin na ndihmojnë sot që të gjejmë përgjigje për kërkesat e së nesërmes për formën dhe funksionin.