"Nëse dëshiron që të ndërtosh një anije, atëherë mos i mblidh burrat për të siguruar dru dhe për të shpërndarë punë, por mësoju mallin për detin e gjerë, të pafund." Antoine de Saint Exupéry

Në të vertetë ne nuk ndërtojmë anije, por megjithatë jemi fort të bindur që vetëm punonjës të motivuar që punojnë me vetëpërgjegjësi do të sigurojnë suksesin e ndërmarrjes Metabo. Kjo pasqyrohet edhe në organizimin e ndërmarrjes. Fushat e veçanta të ndërmarrjes tek Metabo janë ndarë në njesi të pavarura, si mund të thuhet, ndërmarrje të vogla brenda ndërmarrjes. Me zhvendosjen e përgjegjësisë në reparte të veçanta të specializuara dhe me anë të kësaj në punonjësin e veçantë lind një kulturë krejtësisht e re përgjegjësie. Përgjegjësi që kërkon, por e cila sjell njëkohësisht edhe hapësira të lira krijuese për secilin.