Mbrojtja e të dhënave

Parimet e mbrojtjes së të dhënave të Uzinave Metabo Sh.P.K.

Metabo (respektivisht Uzinat Metabo Sh.P.K.) ju përshëndet përzemërsisht në faqet e internetit të Metabo-s dhe gëzohet mbi interesin tuaj për ndërmarrjen dhe produktet e saj.

Mbrojtja e të dhënave  dhe siguria e informacionit janë pjesë përbërëse e politikës së ndërmarrjes sonë.  Metabo merr detyrimin për mbrojtjen e të dhënave shumë seriozisht. Oferta jonë e internetit është krijuar në atë mënyrë që të ngrihen, përpunohen ose shfrytëzohen sa më pak të dhëna personale që të jenë të nevojshme.

Përveç kësaj ekziston mundësia që t' i shkarkoni dhe regjistroni të dhënat e mbrojtjes së të dhënave ose t' i kërkoni më vonë nën URL http://www.metabo.al/Mbrojtja-e-te-dhenave.21435.0.html.

Ngritja e përpunimi dhe shfrytëzimi i të dhënave personale

Të dhënat personale ngrihen, përpunohen dhe shfrytëzohen nga Metabo vetëm në atë masë, siç është lejuar shprehimisht në kuadër të rregullimeve përkatëse të së drejtës për mbrojtjen e të dhënave, ose përveç përveç kësaj, nëse ka një pëlqim të efektshëm të personit në fjalë.  Gjatë vizitës në faqet tona të uebit ne regjistrojmë për shkak të arsyeve thjeshtë teknike emrin e providerit tuaj të shërbimit të internetit, faqen, nga e cila keni arritur tek ne, faqet e Metabo-s që keni shikuar si dhe datën dhe kohëzgjatjen e vizitës suaj. Këto të dhëna personale fshihen nga ne jo më vonë sesa pas mbarimit të shfrytëzimit përkatës.

Të dhëna të tjera personale ngrihen, përpunohen dhe shfrytëzohen nga ana jonë vetëm atëherë, nëse ju na i keni dhënë ato nga ana juaj, p.sh. në kuadrin e një regjistrimi, një ankete ose për zbatimin e një kontrate dhe kjo bëhet me pëlqimin tuaj të dhënë shprehimisht.

Pas mbarimit të marrëdhënieve përkatëse të kontratës fshihen të dhënat tuaja personale.  Të përjashtuar janë të dhëna të tilla personale, lidhur me të cilat duhet të respektohen afate ligjore për ruajtjen e tyre. Këto të dhëna personale bllokohen nga ne.

Përpunimi (veçanërisht përcjellja më tej) dhe shfrytëzimi i të dhënave personale (lidhja me qëllimin)

Metabo i përpunon dhe shfrytëzon të dhënat tuaja personale vetëm në përmasat përkatëse të nevojshme, njësoj nëse bëhet fjalë për një rast të administrimit teknik ose nëse ju merrni kontakt me ne në kuadër të një kërkese individuale.

Pa pëlqimin tuaj të dhënë shprehimisht të dhënat tuaja personale nuk do t' u transmetohen tö tretëve.

Siguria

Metabo merr masat e nevojshme teknike dhe organizative për t' i ruajtur të dhënat tuaja personale, të regjistruara nga ne, p.sh. kundër kapjes nga persona të paautorizuar, kundër manipulimit, humbjes, shkatërimit ose zbulimit të paautorizuar.

Këto masa sigurie përmirësohen vazhdimisht sipas zhvillimit teknologjik.

Mundësia e zgjedhjes

Ne i ngrejmë, përpunojmë dhe shfrytëzojm të dhënat tuaja personale edhe në kuadër të abonimeve të buletineve të lajmeve, lojave me fitime ose anketave për produkte, nëse këto të dhënat janë të nevojshme për realizimin e aksonit përkatës.   Pjesëmarrja në aksione të tilla vetëkuptohet se është gjithmonë vullnetare. Në kuadrin e abonimit të buletinit të lajmeve nga ana e Metabos-s ngrihet, regjistrohet dhe shfrytëzohet vetëm adresa juaj e e-postës që është e domosdoshme për dërgimin e buletinit të lajmeve.
Në kuadrin e lojave me fitime ne i ngejmë, përpunojmë dhe shfrytëzojmë ato të dhëna tuaja personale që janë të domosdoshme për realizimin e lojave me fitime. Lidhur me këtë bëhet fjalë për emrin tuaj, adresën tuaj, numrin tuaj të telefonit dhe adresën e E-postës, që të jemi në gjendje që t' ju informojmë për rastin e një fitimi respektivisht që  t' ju dërgojmë fitimin tuaj. Për qëllim të dërgimit të çmimeve ne ia transmetojmë të dhënat e nevojshme për dërgimin një ndërmarrjeje, e cila e merr përsipër dërgimin e çmimeve. Pas mbarimit të lojës me fitime respektivisht dërgimit të çmimeve të dhënat tuaja fshihen tek ne. Në kuadrin e anketave për produkte ne i ngrejmë, përpunojmë dhe shfrytëzojmë të dhënat personale, të shënuara më poshtë. ...

Nëse ju nuk jeni dakord me përpunimin dhe shfrytëzimin

e të dhënave tuaja personale në këtë kuadër, ju mund të na informoni për këtë në çdo kohë. Ne do t' i fshimë të dhënat në fjalë menjëherë.

Anulimi i pëlqimit duhet të drejtohet ose me E-postë në adresën info@metabo.de, ose të deklarohet me telefon nën numrin e telefonit +49(0)7022/72-0 ose me shkrim në adresën tonë respektivisht të dërgohet në numrin e telefaxit +49(0)7022/722595.

Informacione të mëtejshme gjeni në faqet, në të cilat ngrihen përkatësisht këto të dhëna.

E drejta e informacionit

Ju keni të drejtë në çdo kohë që të kërkoni tek ne falas informacione mbi të dhënat personale që janë të regjistruar tek ne për personin tuaj. Një kërkesë përkatëse për informacion duhet të bëhet në adresën tonë ose me E-postë në adresën  info@metabo.de ose me telefax në numrin e telefonit +49(0)7022/722595  dhe do të përgjigjet menjëherë me E-postë ose me telefax.

Kontakt

Në rast të ankesave dhe të vërejtjeve mbi ngritjen, përpunimin dhe shfrytëzimin e të dhënave tuaja personale nga ana jonë ju mund t' i drejtoheni të ngarkuarit tonë për mbrojtjen e të dhënave.   Edhe sugjerimet tuaja ne i pranojmë me kënaqësi.

Nëse me gjithë mundimet tona për saktësinë e të dhënave ekzistojnë informacione të gabuara, ne do t' i i korrigjojmë me kërkesën tuaj.

I ngarkuari me mbrojtjen e të dhënave të Uzinave Metabo Sh.P.K.

Uzinat Metabo Sh.P.K.

Postfach 1229

D-72602 Nürtingen

Referime të jashtme

Sitet e uebit të Metabo-s mund të përmbajnë lidhje për sitet e uebit të ofruesve të tjera, në të cilat nuk shtrihet kjo deklaratë për mbrojtjen e të dhënave.


Kërkim

Udhëzime ligjore

Ju lutemi, lexoni edhe udhëzimet tona lidhur me shfrytëzimin e ofertës online ...më shumë

Mbi Metabo-n

Krijoni opinione dhe vleresime rreth grupit të ndërmarrjeve dhe të markës Metabo ...më shumë

Të rejat

Inxhinierët dhe teknikët e Metabo-s në kërkim të zgjidhjeve të reja asnjëherë nuk kanë zhvilluar thjeshtë produkte, por gjithmonë edhe vizone - dhe këto i kanë zbatuar në praktikë ...më shumë