Historia e Metabo-s per tre çerek shekulli është para së gjithash historia e kërkimit për produkte veçanërisht të forta dhe jetëgjata.
1924 - në mes të krizës ekonomike - i biri i furrtarit Albrecht Schnizler themeloi së bashku me Julius Closs firmën Schnizler Sh.P.K.. Qëllimi i tyre ishte që të prodhonin vegla, të cilat do t' i plotësonin më mirë sesa shumica e veglave të zakonshme të asaj kohe kërkesat e një bote gjithnjë e më shumë të zhvilluar teknike. 1927 hyn shitësi me dhunti Walter Rauch në rrethin e ortakëve.
1929 ndërmarrja shndërrohet në Uzinat Metabo Sh.P.K. Emri Metabo u krijua nga nocioni i atëherëshëm për makinat e shpimit me dorë: Shpuesi prej metali.


Makina shpuese e dorës nr. 18 ka qenë produkti i parë i ndërmarrjes së re. Ajo është shitur mbi 50.000 herë.
Në këtë kohë lindin gjithnjë e më shumë detale prej metali në vend të atyre prej druri. Për përpunimin e tyre kishte nevojë për vegla shumë më të shtangëta sesa deri tani. Veçanërisht punëtorët industrialë anglezë kishin kërkesa jashtëzakonisht të mëdha ndaj veglave për përpunimin e vështirë të çelikut.
Meqënëse Metabo me makinat e saj i plotësonte këto kërkesa të larta, atëherë eksporti (kryesisht për në Angli) mundi që të rritej që nga vitet njëzet në 80 % të xhiros së përgjithshme.
Metabo zhvilloi trapanin e parë serial me goditje në botë.

Me gjithë disa dështime (më 14 nëntor 1945 një zjarr i madh shkatërroi gati 75% të komplekseve të prodimit) ndërmarrja është zhvilluar për mrekulli.
Në vitet 30 Metabo punësonte mbi 150 vetë. Në 1960 ishin më shumë se 1.000 punonjës.

Ky zhvillim i vrullshëm është përshpejtuar vazhdimisht me anë të inovacioneve unike të produkteve:
1950 - Elektroguri i parë i dorës
1951 - Zmeriluesi i parë
1952 - Mandrino e parë me shtrëngim të shpejtë Futuro
1969 - Paketa e parë elektronike e rregullimit automatik për trapanët e dores
dhe gjithsej mbi 500 patenta dhe modele të tjera të përdorimit.
Faktori më i madh i suksesit që nga viti 1924: Filozifia mbrapa Metabo-s
Në fillim të shekullit të njëzetë nuk kishte ende kritere të normuara të cilësisë për lëndët e para dhe pjesët e furnizimit. Metabo gjeti një zgjidhje të veçantë, për të qenë në gjendje që të prodhojë produkte me ngarkueshmëri të lartë: Përpunimin e lëndëve të para dhe prodhimin e shumicës së pjesëve të furnizimit e mori përsipër vetë për të garantuar kritere më të larta të cilësisë. Kështu janë krijuar vegla me jetëgjatësi veçanërisht të madhe. Ky parim vijohet deri më sot.
PËRSE NJË VEGËL ELEKTRIKE NUK ËSHTË E BARABARTË ME NJË VEGËL ELEKTRIKE:

Vegla profesionale elektrike duhet të përballojnë ngarkesa më të larta të vazhdueshme sesa veglat për përdorim vetjak.
Prandaj makinat e Metabo-s janë konstruktuar direkt në atë mënyrë që ato të durojnë ngarkesa veçanërisht të mëdha mekanike dhe jetëgjatësi jashtëzakonisht të mëdha.
Shumë pjesë përbërëse përmbajnë komponente të kalitura ose të përforcuara enkas. Module shtesë mbrojnë nga konsumimi i parakohëshëm. Kështu krijohen dallime vendimtare, të cilat nuk dallohen gjithmonë menjëherë punimeve vështrimin e parë nga jashtë, por janë veçanërisht të rëndësishme gjatë punimeve me kërkesa të larta.