Servis & këshillim
EPTA: The european power tool association

Metabo është transparent dhe në përputhje me EPTA

EPTA do të thotë European Power Tool Association (Shoqata Europiane për Veglat Elektrike) dhe është një shoqatë e prodhuesve më të rëndësishëm europianë të veglave elektrike. Ndër të tjera, EPTA ka rregullat e saj, sipas të cilave përpilohen specifikimet e unifikuara dhe të krahasueshme të pajisjeve.

Në rregulloren e saj, EPTA ka përcaktuar se si duhet të përcaktohet e të matet me saktësi pesha e pajisjes. Në këtë rregullore specifikohet se një pajisje duhet peshuar pa kabëll, por me aksesorët e plotë të pajisjes, të cilat nevojiten për përdorimin normal të saj (sipas udhëzuesit të përdorimit). Këtu bëjnë pjesë p.sh. gjatë smerilimit këndor: dadoja tendosëse, fllanxha mbështetëse, kapaku mbrojtës dhe doreza shtesë.

Në të shkuarën çdo ndërmarrje kishte "normat e saj të punës". Po ashtu edhe metabo. Kjo është arsyeja pse të dhënat nga prodhuesi në prodhues, kanë qenë të pakrahasueshme para daljes së rregullores.

Metabo si anëtar themelues i EPTA punon që prej vitit 2011, vetëm sipas rregullores së EPTA. Në gjithë mediat e shtypit (katalogje, revista, etj.) që kanë dalë pas datës 01.01.2011, janë aplikuar vlerat e peshimit sipas rregullores së re të EPTA. Në mediat e shtypit para datës 01.01.2011 do të gjeni në pjesën më të madhe vlera të vjetra, të cilat nuk janë tv gabuara, por që janë matur sipas një metode tjetër.

Për të qenë sa më transparentë me klientët tanë, metabo, si prodhuesi i parë brenda EPTA, ka vendosur që duke filluar nga data 01.01.2012, të publikojë në internet vlerat sipas EPTA. Natyrisht që ndërkohë gjithë katalogjet dhe revistat do të printohen sipas metodës së re matëse të EPTA.



Kërkim

Metabo ia vë vetes për detyrë që të ndërtojë vegla elektrike, të cilët u përgjigjen kërkesave të larta të industrisë dhe të zejtarisë. Dhe kjo që prej më shumë se 85 vitësh. Që në këto ditët e para Metabo është zhvilluar në një markë me famë botërore në çështjen e veglave elektrike. Me shoqëri të veta bijë të shpërndarjes, pika të veta shërbimi dhe një partneritet të vërtetë me tregtinë e specializuar.