Një aparat pa kabull, më përpara se konkurenca.
Edhe krasitësja PowerTrimmer Li (Pro) mund të krenohet me nivelin tonë të baterive: Pasi aparatura të jetë përdorur për një orë, karikuesit i duhen vetëm 30 minuta për të përfunduar karikimin. Kjo shton jetgjatësinë dhe kohën e servisit, falë monitorimit të një qelize të vetme gjatë proçesit të karikimit. Një përfitim më shumë: Bateria përshtatet edhe për PowerGrip, PowerMaxx dhe PowerCutter.
Tehe të mprehta për prerje të sakta.
Çeliku i kualitetit të lartë i thikave të PowerTrimmer është i përpunuar nga lazeri. Mprehja e dyfishtë me diamante i jep thikave mprehtësinë e kërkuar për prerjen e degeve deri në 8 mm trashësi. Udhëzuesi që siguron një prereje të pastër; mbrojtësja nga prerja dhe goditjet si dhe thika e sipërme e sigurtë plotësojnë mirë konceptin e sigurisë. Gjithashtu është e lehtë të mprehësh tehun e thikave duke siguruar që kapaciteti i prerjes të jetë gjithnjë i lartë. Kutia e magazinimit mundëson që krasitësja PowerTrimmer të magazinohet në mënyrë të sigurtë, qoftë edhe varur në mur.